12/18/2017

Varfëria në Maqedoni akoma është shumë e lartë

228569

Thuajse një e katërta e qytetarëve jetojnë në varfëri. Kështu tregojnë të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë. Sipas të ashtuquajturve, indikatorë të Laekenit, shkalla e varfërisë vitin e kaluar ka qenë 22,1% ose për 2,1% më pak se në vitin 2013. Arsyen e rënies sociologët e shohin në metodologjinë e ndryshme të matjes, por jo edhe në gjendjen reale. I shqetëson e dhëna ku rritje shënon varfëria te familjet me më shumë anëtarë, por edhe te ata me një fëmijë. Madje 51,1% e amvisërive me dy persona të moshuar dhe tre apo më shumë fëmijë, jetojnë në varfëri.
“Ajo që më shumë shqetëson është përqindja e varfërisë prej 51,1% te familjet me më shumë fëmijë. Kjo patjetër duhet theksuar duke pasur parasysh se vitet e kaluar ndërsa edhe tani aktuale janë politikat populiste që i preferojnë familjet me më shumë fëmijë. Duke pasur parasysh këtë statistikë, duhet të merret parasysh se krahas masave ne duhet familjet me më shumë fëmijë t’i mbulojmë me mbrojtje përkatëse sociale”, tha Maja Gerovska Mitev, sociologe.
Statistikat tregojnë rënie të vogël të varfërisë tek të punësuarit që vitin e kaluar ishte 9,8% ose për 1,3% më pak se viti 2013. Edhe më tej shkalla më e lartë e varfërisë vërehet tek të papunësuarit madje 40,4% dhe tek fëmijët me 29%. Të dhënat nga Enti evropian i statistikës “Eurostat” tregojnë se standardi jetësor i një qytetari të zakonshëm të Maqedonisë është vetëm 36% nga standardi i qytetarit nga Evropa, gjegjësisht Maqedonia edhe më tej është vendi i tretë më i varfër në Evropë.

happy wheels game