09/19/2018

Ziadin Sela:Persona me dosje kriminale shetisin rrugëve

2

Strugë, 30 dhjetor Gjendja e sigurisë në Strugë është e pakënaqshme. Unë nuk mendoj se vetëm Stacioni i policisë në Strugë mund të parandalojë këto fenomene, duke u stimuluar nga organet e drejtësisë dhe kuzhinat e errëta, në mënyrë që qytetarët të ndihen të pasigurtë. Do të doja që të kemi përfaqsuesit e gjykatës dhe  prokurorisë, që të na japing raport se cilët janë ata njerëz që kanë dosje kriminale, të dënuar edhe me vite burg, dhe shetisin rrugëve të lirë për ti pasuruar dosjet e tyre- theksoi Ziadin Sela në paraqitjen e tij lidhur me raportin mbi gjendjen e sigurisë në Strugë dhe shtoi: “Jemi përballur me kërcënime edhe  me jetë edhe në zyrat e sekretarit e kryetarit të komunës dhe rastin e kemi paraqitur por nukjanë ndërmarrë kurrfar masash dhe pastaj ka ndoshur ajo më e keqja. Propozoj që të formohet një këshillë i përgjithshëm, sepse kemi raste kur edhe ka ndoshur vrasje dhe as nuk dihet vrasësi. Ne nuk jemiorgan drejtësie as prokurorie, por si qytetar jemi të interesuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve”-përfundoi Sela. Reagimi i kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela pasoi pas raportit të komandantit të Stacionit të policisë në Strugë Valon Hani, për gjendjen e sigurisë në komunën e Strugës. Në raportin e Stacionit të policisë në Strugë, të paraqitur nga komandanti Valon Hani, mes tjerash thuhej se nga data 01.07.2015 e deri më datën 25.12.2015, mes tjerash thuhet: “Gjatë periudhës së lartëpërmendur, për sa I përket kriminalitetit në Strugë, janë regjistruar gjithsejt 239 vepra penale që është 26% më pak se vitin e kaluar. Janë bërë 142 padi penale ndaj 144 personave kryes të veprave penale prej të cilëve  3 janë minoren dhe 66 janë përsëritës të veprave –recedivist. Nga veprat penale 186 janë nga kriminaliteti klasik, 34 prej tyre janë të kriminalitetit ekonomik, 9 janë nga tregëtia e palejuar e drogës dhe 7 janë nga tregëtia e palejuar e armëve. Poashtu, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 72 kundravajtje, me ç’rast janënngritur paraqitje kundër 106 personave nga 117 kryesve të kundravajtjeve. Me propozim të këshilltarit Muhamedin Istrefi, këshilltarët njëzëri miratuan konkluzat si vijon:

  1. Të rritet numri i personelit në Stacionin policor në Strugë,
  2. Të formohet Këshilli ku do të jenë: kryetari ikomunës së Strugës, kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, kryetari i Gjykatës Themelore Strugë, prokurori i Prokurorisë Themelore Strugë, komandanti i Stacionit të policisë në Strugë dhekryeshefi i SPB-së në Ohër,  dhe
  3. Apel popullatës që të mos bie pre e qarqeve kriminale.9 2
happy wheels game