09/19/2018

Zuckerberg: Si hebre që jam, do të luftojë për të drejtat e myslimanëve

zuckerberg-si-hebre-q-euml-jam-do-t-euml-luftoj-euml-p-euml-r-t-euml-drejtat-e-mysliman-euml-ve_hd

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh social, ka shprehur përkrahjen e tij për myslimanët, që, sipas tij, janë duke u frikësuar për persekutimin e mundshëm për veprimet e të tjerëve.
“Pas sulmeve në Paris dhe urrejtjes gjatë kësaj jave, mund të imagjinoj frikën që kanë myslimanët se ata do të persekutohen për veprimet e të tjerëve”, ka shkruar ai në rrjetin social.

“Si hebre, prindërit më kanë mësuar të qëndroj kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve. Edhe nëse një sulm nuk bëhet kundër jush, në kohën e sulmeve në liri secili do të ketë dhembje. Nëse jeni mysliman në këtë komunitet, si lider i Facebookut dua që të dini se jeni përherë të mirëpritur këtu dhe se do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e juaja dhe për të krijuar ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, ka shtuar Zuckerber.

“Sa më shumë që të qëndrojmë së bashku dhe të shohim të mirat e njëri-tjetrit, mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë”, thuhet më tej në postimin e themeluesit të Facebookut

happy wheels game